Galeria e bregdetit në Vlorë, ka hapur dyert për të çelur ekspozitën e piktorit të mirënjohur Bedri Pejani të titulluar “Motërza Hënë”. Siç shprehen edhe organizatorët e kësaj ekspozite, ajo është frymëzuar nga “Hëna” si faktor që ndikon në ndryshimin e humorit të njeriut.

 

Për autorin e kësaj ekspozite, piktorin Bedri Pejani, ka filluar një fazë e re e artit të tij, faza e shkëputjes nga natyra dhe fokusi tek figura e njeriut në subkoshiencë.

 

BEDRI PEJANI.

“Kam më shumë se 20 vjet që nuk pikturoj më as peizazh, as natyra të qeta sepse janë ezauruar tani dhe nuk më frymëzon më një pemë e bukur apo një mollë shumë e bukur. Më ngacmon shumë ajo që quhet nënndërgjegjja e njeriur dhe gjithçka që ajo prodhon.”

 

 

Ekspozitës iu bashkuan pushues vendas, turistë të huaj por edhe emigrantë të ardhur nga Franca, Britania e Madhe por edhe Amerika.

 

 

“Ajo çka bie në sy është pasuria e mjeteve shprehëse e një artisti që ka shumë rëndësi dhe është thelbi i krijimtarisë apo pse promovohet, ose çfarë tregon arti.”

 

“Kjo është me të vërtetë një nga ekspozitat më të bukura”

 

“Punët e Bedriut operojnë në stilin e një surealizmi metafizik. Kemi të bëjmë me objekte realiste madje të punuara në mënyrë hiperrealiste por të vendosura në një mënyrë jorealiste.”

 

“Është një nga piktorët më interesantë dhe më të veçantë në Shqipëri.”

 

“Të gjitha pikturat përveç se janë në tablo shumë të mëdha, duke u fokusuar tek ngjyrat shumë të theksuara, japin ndjesi shumë pozitive.”

 

 

Mes shumë të ftuarve pati artistë, piktorë, autorë si dhe figura të rëndësishme të artit në qytetin bregdetar, të cilët vlerësuan punimet dhe emocionin që përçon ekspozita “Motërza hënë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re