Papritmas qielli errësohet dhe dy tornado duken në det dhe
terrorizojnë plazhet e mbushura me turistë mes Milano Marittima dhe
Riminit në Itali, më konkretisht në zonen e Bellaria, në detin Adriatik.

Alina Likitenco është protagonistja e këtij regjistrimi impresionues.

Alina bashkë me partnerin e saj ka arritur të kapë me telefon një
tornado të drejtuar drejt plazhit roman, por papritmas në qiell është
shfaqur diçka e papritur që me sa duket nuk mund ta dallonte në
regjistrim, vetëm kur po ekzaminonin imazhet.

Një objekt fluturues i paidentifikueshëm shfaqet në skenë dhe kalon
nëpërmjet tornados për të thyer trajektoren dhe pastaj të zhduket në pak
sekonda. 

Regjistrimi mund të jetë vërtetë një provë e madhe që akoma nuk jemi
vetëm dhe që tregon që UFO-t mund të zhdukin jo vetëm uraganët, tornadot
por edhe aktivizimin e vullkaneve.

Në këtë regjistrim të pabesueshëm, mund të vështrojmë në detaje se si kjo UFO shfaqet mes reve.

Një pajisje e madhe në formë disku që bën dritë në anën e saj anësore
dhe të sipërme, ku mund të shohësh edhe pse me pamje jo shumë të qarta,
se jemi vërtet para një objekti fluturues, dhe pikërisht jo të kësaj
bote.

Mund të shihni se si objekti kalon pikërisht mes qendrës së tornados
dhe me siguri fusha magnetike thyen strukturën e këtij fenomeni dhe e
eliminon plotësisht.

Siç raporton noa.al, në sfond mund të dallojmë barkat në të cilat ajo
tornado ishte duke kaluar dhe zhduket menjëherë nga trajektorja e saj.

Ndoshta një provë e madhe qe UFO-t janë prezenca reale jashtëtokësorë që janë gjithmonë të pranishëm gjatë eventeve të motit ekstrem ose gjatë shpërthimeve vullkanike./a.k/noa.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re