Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur emrin e personit që do të jetë në krye të listës së PS-së për qarkun e Tiranës.

Mministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, do të jetë në krye të listës së Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit.

Ky duket edhe si një mesazh i PS-së për vlerësim për punën në reformën në drejtësi.

Sakaq në Tiranë do të rikandojë Klotilda Bushka.

Ndërsa për herë të parë do të kandidojë prefekti i Tiranës, Toni Gogu.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se ajo që e bën bashkë opozitën është frika ndaj Reformën së Drejtësi duke bërë edhe një bilanc të kësaj reforme.

“Reforma në drejtësi, një ide e kthyer një vizon nga PS, është një realitet.

Dëgjuam zërin e qytetarëve për t’iu dhënë një drejtësi të barabartë, një reformë që vetëm PS mund ta ndërtonte dhe ta zbatonte, ka qenë kryefjalë e qeverisjes.

Kjo reformë solli dritë në fund të tunelit, përmes kësaj reforme kemi hedhur themele të forta njëherë e përgjithmonë për pastrimin e gjyqësori.

Ka pasur përpjekje për ta ndaluar, vonuar, për ta kthyer, por pavarësisht kësaj është e pandalshme.

Jaanë një dëshmi e pakontestueshme, një dëshmi që e njohin edhe ndërkombëtarët, e kanë goditur reformën dhe janë këta që janë bashkuar në një kontratë politike interesa, i bën bashkë frika ndaj reformës në drejtësi.

Shumëkush mendon që gjyqtarët dhe prokurorët ishin imun, por ja që këta të korruptuarit po largohen.

340 prokurorë  e gjyqtarë kanë kaluar në vetting, 58% e tyre janë larguar”, tha Gjonaj.