Deri më tani, në udhëzimet e dhëna shpesh, OBSH ka njoftuar që për të shmangur koronavirusin duhet higjienë maksimale dhe shmangie të kontaktit njerëzor. Gjithsesi, si duket studiuesit dyshojnë se mund të ketë edhe mënyra të tjera më pak të zakonta për marrjen e virusit.

Në një raport të publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thuhet se virusi mund të transmetohet edhe me anë të feçeve apo urinës.

Rezultatet janë vënë re tek pacientët e sëmurë në Kinë. Gjithsesi, në raport sqarohet se kjo lloj rruge transmetimi nuk është përgjegjësja për përhapjen e madhe të Covid-19.

Në studimin e publikuar thuhet më tej se nga kampionët e analizuar është identifikuar virus “gjallë” në disa raste të limituara.

Studiuesit theksojnë se ende mbetet për t’u konfirmuar se sasia e gjetur në feçe mund të bëjë të mundur transmetimin e virusit.

Deri më tani, numri i personave të infektuar me koronavirusin në Kinë është 80,430 ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë është 3,013.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re