Në një intervistë për N1, ambasadori amerikan në Serbi Kyle Scott tha se “ideja e Bashkim-Vëllazërimit nuk ishte e keqe”.

Siç dihet, Jugosllavia e Titos u udhëhoq e u mbajt nën këtë kredo gjatë viteve të komunizmit, që në Kosovë përcillej ndryshe dhe me modelin “Bora-Ramiz” (dy partizanë, një serb e një shqiptar).

Sipas tij, ideja e Bashkim-Vëllazërimit që ekzistonte në ish-Jugosllavi nuk ishte e keqe dhe njerëzit duhet ta rimarrin atë në konsideratë.

“Vitet 1990 shkatërruan shumë ëndrra dhe shkatërruan strukturën e rajonit, por ju nuk mund të zgjidhni fqinjët tuaj dhe udhëheqësit e vendeve në rajon, prandaj nuk i mbetet veçse të forconi bashkëpunimin”, tha Scott.

Ndërsa duke folur për emërimin e Mattheë Palmer si Përfaqësues Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, ambasadori amerikan në Serbi theksoi se ky është një sinjal i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të qëndrojnë këtu dhe të luajnë një rol më të fortë në zgjidhjen e problemeve në rajon.

Ndërkohë, duhet kujtuar se dhe sot, ndër popujt dhe elitat e shteteve ish dikur nën Jugosllavi, ekziston një nostalgji për modelin titist të bashkëjetesës entike, por nga ana tjetër ka dhe shumë kritikë të atij modeli, të cilin e konsiderojnë falls prej imponimit ideologjik, çka sipas tyre solli dhe shpërbërjen e Jugosllavisë me tragjeditë që e shoqëruan atë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re