Dukej gjithcka e mbyllur për Igor Tudor , por me Aurelio de Laurentiis  ka gjithmone befasi.

 

Presidenti i Napolit nuk ka vendosur ende, por takimi me Walter Mazzarrin mëngjesin e sotëm, shumë pozitiv, duket se ka ndryshuar hierarkinë: nëse nuk ka surpriza të reja dhe gjithmonë në pritje të komunikimit zyrtar, kampionët italianë duket se janë të destinuar të kthehen tek nje ish i madh.

 

 E gjithë kjo pas 24 orësh reflektimi në të cilin, siç duket, ish-lojtari kroat i Juventusit dhe Marsejës, Igor Tudor, nuk e ka bindur plotësisht AdL. 

 

Tani mbetet vetëm të presim komunikimin nga klubi i cili në radhë të parë do të duhet të zyrtarizojë shkarkimin e Rudi Garcias , i cili sipas marrëveshjeve të bëre verën e kaluar duhet të mjaftohet me 2.8 milionë euro të parashikuara në kontratën e tij. për sezonin aktual. 

 

Valter Mazarri ka drejtuar Napolin nga 2009 deri ne 2013.

 

Hera e fundit qe ka trajnuar eshte sezoni 2021-2022 tek Cagliari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re