Ish ministri i qeverisë Rama1, Ylli Manjani, me anën e një statusi në facebook ka folur me superlativa për veteranin socialist Pandeli Majko.

Duke i ndarë socialistët nga rilindasit, Ylli Manjani, shprehet hapur pro një mandati të tretë për të majtën me kushtin e vetëm që Majko të bëhet kreu i ekzekutivit të qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme. Si një ish anëtar i hershëm i Partisë Socialiste, Manjani, shpalos me një finesë të hollë nostalgjinë e tij për këtë parti të para 2005-ës si dhe nuk lë pa përmendur mëllefin ndaj rilindasve aktualë.

Postimi i plotë: Pandeli Majko nuk është Rilindas, por SOCIALIST.

Si i tillë duhet të vihet në krye të socialistëve dhe të kërkojnë mandatin e parë të tyre, jo të tretin e Rilindasve. Pandi dhe socialistët u larguan paqsisht mga pushteti në 2005 dhe që atëherë nuk u kthyen më. Në fillim ishte Saliu pastaj Edvini që nuk i lanë Sociailstët të qeverisin megjithse janë partia më e marhe në vend.

Ndaj them se Pandi duhet të jetë me socialistët përballë Rilindjes që të kërkojnë mandatin e tyre të parë dhe, jo shtojca e rilindjes që kanë qenë e mebetet projekti më harbut politik në këtë vend.

Natyrisht nuk është vetëm Pandi që i ka shërbyer këtij projekti harbut. Të gjithë nga pak (edhe unë e kam bërë) e kanë bërë këtë gjë. Por Pandi duhet të ndahet një orë e më parë nga shërbimi politik ndaj harbutërisë Rilindje.

Socialistët kanë nevojë për socialistin Pandi Majko, jo për zyrtarin e rilindjes. Këtë quaj politikë, jo më iku e më erdhi goja. Për këto lëvizje politike ka nevojë vendi dhe socialistët që po hyjnë në vitin e 16 jashtë pushtetit…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re