Moti në ditët që vijnë, do të ketë luhatje të shumta. Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak, në javën e ardhshme do të ketë dhe diell, por dhe reshje shiu.

Në një njoftim SHMU bën me dije se në zonat malore do të ketë dhe reshje bore, pasi temperaturat do të pësojnë rënie.

“Java që vjen, do të sjellë me vete ndryshueshmëri të
situatës meteorologjike. Do të nisë me diell e vranësira, por gjatë së
martës reshjet do të rikthehen në të gjithë vendin të herëpasheshme në
jug dhe në formën e shtrëngatave. Prej orëve të mesditës përgjatë
lartësive malore e kodrinore në verilindje e lindje reshjet do të
kthehen në dëborë.

Reshjet do të ndërpriten gjatë së mërkurës, por duke sjellë
rënie të ndjeshme temperaturash, veçanërisht në veri e verilindje,
ndihmuar dhe nga era e ftohtë veriore si dhe mjegull e ngrica në zonat
malore në orët e mëngjesit.Më tej, siç shihet dhe në tabelë reshjet e
shiut parashikohen lokale të përkohëshme. Ditën e premte temperaturat do të pësojnë rritje. Urojmë që qetësia të mbizotërojë mes nesh këto
ditë!”, shkruan SHMU.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re