Në një rrëfim mbi jetën e tij, në median greke, Pirro Dhima tha se dhe ai ka ndjerë racizëm kur ka shkuar në Greqi, e këtë që 19 vjeç, pavarësisht se ishte së paku grek nga besimi fetar.

“Nuk mund ta përshkruaj vuajtjen”, tha ai, pasi për disa, ai ishte një shqiptar që po vinte nga Vorio Epiri.

Një pohim kurajoz ky nga një emër që fillimisht ishte i madh për sportin shqiptar dhe më pas për atë grek, duke mbajtur hapur një debat nëse është shqiptar apo grek në kuptimin nacional të fjalës. Siç dihet, Pirro Dhima është himariot. Nën zë, ka dhe vetë minoritarë që thonë se në Himarë nuk ka minoritet, tipikisht si ai i Dropullit apo i Finiqit. Mund të ketë filogrekë, por jo grekë të kulluar. Gjjthsesi, Pirro Dhima zgjodhi Greqinë, edhe si identitet nacional, por pa shkuar ndonjëherë më tej në zbërthimin apo shtjellimin me argumenta gjaku të këtij identiteti.

Në rrëfimet e tij të fëmijërisë, ai veçoi gjyshe Elenin.

“Vetëm mua më ka rritur gjyshja, nuk ka takuar kurrë nip tjetër. Më kishte mbret. Zgjohej që në mëngjes e shkonte të më mblidhte manaferra. Vdiq në vitin 1990, në dhjetor, dhe nuk arriti të më shihte në gara. Gjyshja ime ishte një universitet i tërë”, tha Pirro Dhima, i cili humbi nënën dy vjet më parë në kushte vetmie në Himarë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re