Presidenti i Rusisё Vladimir Putin nё letrat
e tij pёr vitin që i ka dërguar gjysmës së botës, ka përdorur tone pajtimi: Ai
i ka ofruar SHBA-sё bisedime tё zgjeruara, ndërsa me Gjermaninё don do tё
vazhdojё “bashёpunimin e mirё”, shkruan .

 Nё letrёn
dёrguar me rastin e vitit tё ri presidentit tё SHBA-sё Donald Trump, presidenti
rus Vladimir Putin, ka sinjalizuar gatishmёri pёr bisedime. Ai ofron bisedime
pёr njё “agjendё tё zgjeruar”, deklaroi Kremlini. “Marrёdhёniet janё njё faktor
i rёndёsishёm pёr stabilittin strategjik dhe  sigurinё ndёrkombёtare”, thuhet
nё komunikatёn pёr shtyp.

Raportet mes Moskёs dhe Uashingtonit prej
vitesh janё tё kёqia. Trump pёrballet me akuzat pёr njё afёrsi tё tepruar me
Rusinё. Sipas kёtyre akuzave Moska ka ndёrhyrё nё fushatёn elektorale 2016 nё
favor tё Tumpit. Nё tetor Trump kёrcёnoi me anullimin e marrёveshjes 30-vjeҁare
tё ҁarmatimit, nё tё cilёn tё dyja palёt deklarojnё heqjen dorё prej raketave
tё caktuara. Njё garё e re armatimi kёrcёnon: Tё mёrkurёn (26.12) Rusia njoftoi
testin e sukeshёm tё njё rakete tё re ndёrkontinentale tё tipit “Avangard”.

Kartolina pёr vitin e ri nё gjysmёn e botёs

Putin u dёrgoi urimet e vitit tё ri edhe
krerёve tё tjerё tё shteteve dhe qeverive, ndёr tё tjera kryeministres
britanike Theresa May, kryeministrit japonez Shinzo Abe dhe presidentit kinez
Xi Jinping. Edhe presidentit tё Gjermanisё Frank-Walter Steinmeier dhe
kancelares Angela Merkel Putin u uroi gjithё tё mirat pёr vitin e ri duke
theksuar, se do ta vazhdojё “bashkёpunimin nё fusha tё ndryshme” me Gjermaninё.
Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, Putin i shkruan, se ёshtё i kёnaqur me
zhvillimet nё marrёdhёniet midis dy vendeve.

Njё tjetёr kartolinё urimi iu adresua prej
tij  presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili merr mbёshtetje nga forcat
e armatosura ruse qё nga viti 2015. Putin premtoi, se do tё vazhdojё
mbёshtetjen “nё luftёn kundёr terrorizmit”. Assadi akuzohet pёr krime
sistematike kundёr popullsisё sё vet civile, ndёr tё tjera edhe pёr sulme me
gaz toksik. / DW

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re