Skip to content

Befasuese: “zhduket” gripi, numri më i vogël i pacientëve në 130 vjet

koronavirus covid bolnica doktori pandemija ilustracija EPA e1612167780678

Gripi sezonal është “zhdukur pothuajse” dhe është në nivelin më të ulët në 130 vjet pasi ka rënë 95 përqind.

John McCauley, drejtor i Qendrës së Referencës dhe Kërkimeve të Gripit të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe një nga ekspertët kryesorë të gripit në botë, tha: “Herën e fundit që kishim prova të niveleve kaq të ulëta ishte kur vetëm numëronim vdekjet nga gripi dhe ishte në 1888, para pandemisë së gripit të viteve 1889-90″.

Simon de Lusignan, një profesor i kujdesit shëndetësor parësor në Universitetin e Oksfordit dhe drejtor i Qendrës për Kërkime dhe Kontroll në Kolegjin Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm, i cili përqendrohet te gripi, tha se gripi tani është “pothuajse plotësisht i fshirë”.

Megjithëse normalisht kishte mijëra pranime në spital gjatë javës së dytë të janarit, këtë vit shkalla e pranimeve në Angli ishte zero.

Ekspertët besojnë se pandemia e koronavirusit luajti një rol në rënien dramatike të numrave dhe higjiena e rritur dhe imuniteti ndaj virusit të gripit vazhdojnë këtë trend.

Profesor Martin Marshall, kryetar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm, i tha The Sunday Times:

“Ka kuptim kur merrni parasysh kufizimet e lëvizjes, masat e distancës sociale dhe një përqendrim të shtuar në ruajtjen e zakoneve të mira të higjienës që shohim në këtë moment, të cilat do të arrijnë të ndalojnë përhapjen e sëmundjeve infektive si ftohjet dhe gripi, si dhe COVID-19 “

Një faktor tjetër që mund të ketë kontribuuar në numrin e vogël të të sëmurëve nga gripi është kufizimi i udhëtimeve ndërkombëtare që ekspertët thonë se “kanë prishur qarkullimin global të gripit”.