Skip to content

Begaj dekreton emërimin e Arben Kingjit/ Yuri Kim: Do bashkëpunojmë për forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti Bajram Begaj dekretoi pasditen e sotme emërimin e Arben Kingjit në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

 

Pas kësaj, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila në një postim në Tëitter, shkruan se do të punojnë së bashku për të vijuar forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

“Urime  Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri në bashkëpunimin ushtarak, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe globalisht”, shkruan Kim.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë