Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.

 

Te henenKuvendi do te votoje emrat e rinj te cilet do te drejtojne kabinetet e ndryshme ne Keshillin e Ministrave.

 

Kreu i Shtetit dekretoi- Igli Hasanin si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ervin Meten si ministër i Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit, Albana Koçiu, Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen, Arbi Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor .

Begaj dekretoi shkarkimin e ministres Milva Ekonomi pasi  ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet eshte shkrire.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re