Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Bledi Çuçit nga posti i Ministrit të Brendshëm, duke emëruar Taulant Ballën në këtë detyrë.
Ky i fundit u propozuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama, pas zhvillimeve të bujshme në Krujë.
Konflikti për guroret në Borizanë solli dhunën barbare të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja. Pamjet e publikuara ngjallën reagim të fortë të opinionit publik, ndaj kjo ngjarje sinjalizoi dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.