Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ka ardhur në Shqipëri për një vizitë pune, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Të dy presidentët kanë zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku janë takuar me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon, edhe ndër të tjera kanë folur dhe Ballkanin e Hapur.

Pendarovski është shprehur: “Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim. Ballkani i hapur nje prej tyre dhe shpresoj te vazhdoje dhe më tej.  Eshte e pakontestueshme se 6 vendet qe marrin pjesë se për të gjitha është procesi i Berlinit i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i hapur.  6 shtete marrin pjese ne procesin e Berlinit dhe vetem 3 ne Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe”.

Ndërsa Begaj tha për Ballkanin e Hapur: “Ne kete iniciative përfshihen te gjitha vendet e Ballkanit perëndimor dhe lehtesohen procedurat burokratike, lehteson lëvizjen e mallrave dhe te njerezve padyshim si cdo iniciative tjeter rajonale jane te mira.  Vendimmarrësit ekzekutive politikë e mendojnë për vazhdimin e nje iniciative ose jo”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re