Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, feston sot 88-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për shkrimtarin e madh shqiptar, nuk kanë munguar urimet nga radhët e politikës.

Presidenti Bajram Begaj vlerëson kontributin e Kadaresë në krijimin e një ure lidhëse mes Shqipërisë dhe Perëndimit, teksa i uron ditëlindjen.

Begaj: Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare! Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne. Kadare eshtë një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin.

Ndërsa kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar kolosin e letërsisë shqiptare.

Ai ka zgjedhur një video me momente nga jeta e shkrimtarit krahas së cilës shkruan “Edhe 100.”

Video shoqërohet me fjalët e Kadaresë të shkëputura nga poezia “Në parkun që mbuluan fletët’.

“Që ti të vije kaq e bukurMe këta flokë, me këtë hapToka të egrën klimë e zbutiDhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndrysheTë ndodhte ndryshe s’kish se si.U desh të zhdukeshin përbindshatQë te kjo botë të vije ti…”

 

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re