Skip to content

Begaj dhe Spiropali në OKB, ambasada e SHBA: Kënaqësi që u takuan me Trump dhe Rubio. Shqipëria, vend aleat

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një postim pas takimeve të zhvilluara këtë javë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Teksa ka publikuar foto nga takimi i presidentit Bajram Begaj me presidentin e SHBA Donald Trump dhe nga takimi i Ministres së Jashtme Elisa Spiropalit me Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubion, ambasada shkruan se aleatët e NATO-s janë duke punuar bashkë.

“Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë! Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë.”, shkruan ambasada.