Për ditën e rinisë kanë bërë urimet e tyre krerët e lartë të vendit.

 

Presidenti Bajram Begaj shpreh mirënjohje për studentët e dhjetorit të 32 viteve më parë që çuan në rrëzimin e regjimit komunist.

 

Nga politika kërkon më shumë mbështetje për të rinjtë dhe të vazhdojë rrugën integruese teë Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

Kryeministri Edi Rama i uroi të rinjtë me vargjet e njohura të poezisë së Migjenit, e njohur si “Kanga e Rinisë”.

 

Mesazhin e shoqëron edhe me spotin “Tirana, kryeqyteti evropian i rinisë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re