Presidenti i republikës Bajram Begaj ka kritikuar deklaratat e sekretares së brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braverman për çështjen e emigrantëve. Kreu i shtetit tha se shqiptarët nuk mund të etiketohen si pushtues pasi kudo ku ata jetojnë paguajnë taksa dhe respektojnë ligjin.

 

 

BAJRAM BEGAJ – PRESIDENT I REPUBLIKES

 

“Nuk jam dakord me deklararat e bëra nga Ministrja e Brendshme, nuk mund të anatemohen dhe të etikitohen si pushtues për faktin që shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në botë, janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në menyrë normale duke paguar taksa, nuk është e drejtë të bullizohen neë këtë lloj gjëje, natyrisht ka edhe elementë anësore të padëshiruar që mund të kenë lidhje me krimin, si këto nuk janë vetëm shqiptare.”

 

 

Sipas Begajt qeveria e Britanisë së Madhe duhet të ndryshojë politikat e emigrimit me qëllim që qytetarët të ikin me viza të përkohshme për të punuar.

 

 

“I kam kërkuar qeverisë britanike investimet e saj t’i bëjë në drejtim të zonave ku ka emigrantë, rruga e duhur peër mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e  qeverisë angleze në këtë rajon të bëhen të prekshme nga qytetarët mos të jeneë vetëm në kuadrin e keshillimeve por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punonojnë e të jetojne në Kukës, Dibër, Has e Tropojë. Kërkeseë tjetër e imja ka të bëjë me hapjen e një mikrokonsullate angleze në Kukës dhe të bëjë të mundur që qytatarët të ikin me viza të rregullta të përkoheshme për tëe punuar si punëtor sezonal.”

 

 

Nga Kukësi, presidenti komentoi edhe situatën në veri të Kosovës, ku kërkoi nga qeveria e Albin Kurti që të ruajë qetësinë dhe të vijojë dialogun për çështjen e asociacionit me qëllim evitimin e tensioneve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re