Presidenti i Republikës, bajram begaj, mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar sfidat me të cilat përballet Shqipëria në fushën e sigurisë.

Gjate fjalës në këshill, Kryetari i Shtetit veçoi sulmin kibernetik të financuar nga Irani, i cili gjatë vitit të kaluar shkaktoi probleme në infrastrukturën dixhitale të vendit.

Presidenti Begaj është ndalur edhe tek agresioni rus mbi Ukrainën, i cili sipas tij ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike. Në kushtet kur ky agresion është shoqëruar me rritje çmimesh në sektorin e energjisë dhe ushqimeve, kryetari i shtetit ka kërkuar angazhim të të gjitha institucioneve për të përdorur burimet kombëtare në mënyrë efikase në funksion të sigurisë, por edhe të mirëqenies së qytetarëve.

Gjate këshillit të sigurisë kombëtare, Bajram Begaj është ndalur edhe tek zhvillimet në Kosovë, duke theksuar se Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Prishtinës zyrtare për ruajtjen e integritetit të saj territorial.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re