Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Peqin ku u takua me banorë dhe autoritetet vendore.

 

Angazhimi i drejtuesve të zgjedhur dhe i sipërmarrësve për rritjen e mirëqenies sociale përmes projekteve zhvillimore, ishte në fokus të bisedave.

 

Presidenti Begaj u interesua për jetesën e banorëve të kësaj bashkie dhe nismat e ndëmarra për lehtësirat e veprimtarisë së bizneseve lokale.

 

Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e mbështetjes ndaj fermerëve në mënyrë që produktet e tyre bio të kenë të garantuar tregun, ndërsa vlerësoi traditën e prodhuesve që e ruajnë cilësinë.

 

“Gjithçka që ju prodhoni mbetet e kërkuar, sidomos në këtë kohë kur njerëzit po bëhen çdo ditë e më të vetedijshëm për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme. Shoqëria jonë duhet të ndërgjësohet që të blejë këto prodhime të shëndetshme” u shpreh Presidenti Begaj ndërsa vlerësoi ruajten e traditës famljare dhe lokale të vërejtur në produket bujqësore dhe artizanale të ekspozuara në panair.

 

Presidenti vlerësoi gjithashtu nxënësit e shkollave të Bishqemit për promovimin e produkteve vendase me programet e tyre të edukimit për ushqim të shëndetshëm.

 

Sipas Presidentit Begaj , modele të tilla suksesi duhet të nxiten dhe përkrahen, dhe për këtë ai garantoi mbështetjen ndaj banorëve, sipërmarrësve dhe drejtuesve bashkiakë jo vetëm në Peqin por në të gjithë vendin./vizionplus.tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re