Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi se Shqipëria dhe Azerbajxhani, janë të lidhura ngushtësisht nëpërmjet bashkëpunimit në sektorin energjitik.

Deklaratën, Begaj e dha këtë të premte në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, në një konferencë të përbashkët për shytp me presidentin azer, Ilham Aliev.

Begaj u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë tejet konstruktive.

“Këtë vit shënohen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Mendoj se kemi mjaft arsye për të qenë krenar për këto marrëdhënie, të cilat janë sot më të mira se kurrë ndonjëherë. I shpreha vlerësimn tim presidentit Aliev për kontributin thelbësor për forcimin e tyre. Vitin e shkuar, presidenti Aliev vizitoi Tiranën, shënoi vizitën e parë të një presidenti azer në Shqipëri. Kemi shumë arsye për hapa të mëtejshëm, për dialog të suksesshëm. Kemi shumë arsye për të festuar këtë 30 vjetor miqësie. Në Baku, në vitin 2024 do të mbahet takimi tjetër, është një tregues i qartë i marrëdhënies konstruktive mes dy vendeve. I dashur president, Shqipëria dhe Azerbajxhani janë të lidhura ngushtësisht nëpërmjet bashkëpunimit në sektorin energjitik. TAP-i është një histori e konsoliduar suksesi, përfitimet e Shqipërisë nga TAP-i kanë qenë të shumtë. Gazsjellësi Adriatiko-Jonian do të kontribuojë në rolin e Shqipërisë si shpërndarëse e gazit në rajon.

I theksova presidentit Aliev se Shqipëria mirëpret vëmendjen e shtuar të Azerbajxhanit në projektet rajonale të energjisë. U ndalëm edhe në çështjet me rendësi në politikëne jashtme. I thashë presidentit se ndoaq bisedimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. I shpreha presidentit Aliev se Shqipëria mbështet sovranitetin territorial të Azerbajxhanit”, theksoi ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re