Presidenti Bajram Begaj ka ndarë fotografi nga Londra ku mori pjesë së bashku me bashkëshorten e tij, në kurorëzimin historik të Mbretit Charles Charles III në Mbretërinë e Bashkuar. Nëpërmjet një postimi në Twitter, presidenti shprehet i nderuar që përfaqëson Shqipërinë në kurorëzimin historik.

“I nderuar të përfaqësoj Shqipërinë në Kurorëzimin historik të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla. Ne i vlerësojmë lidhjet tona të forta me Mbretërinë e Bashkuar dhe u dërgojmë urimet tona më të mira Madhërive të tyre”, ka shkruar presidenti Begaj krahas postimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re