Presidenti Bajram Begaj këtë të enjte ka pritur në një vizitë zyrtare presidenten e Hungarisë, zonjën Katalin Novak.

Në themel të diskutimit në këtë takim duket se ka qenë bashkëpunimi dypalësh, procesi i integrimit në BE i Shqipërisë dhe BP, zhvillimet aktuale në rajon, në qendër të bisedës.

I shpreha keqardhjen Presidentes Novak, për ushtarët hungarezë të lënduar në Veri të Kosovës dhe Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira, historike e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve”, ka thënë Begaj.

Ndër të tjera në këtë takim ai është shprehur se heronjtë kombëtarë të dy vendeve tona, Skënderbeu dhe Huniadi, hodhën bazat e një partneriteti strategjik.

Faleminderit Hungarisë që inicioi shpalljen nga OKB të 5 shtatorit si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë në nderim të shenjtores shqiptare, Nënë Tereza. Falë vizionit të përbashkët euroatlantik, marrëdhëniet politike dypalëshe janë forcuar edhe më shumë. Dy vendet tona janë aleate në NATO dhe bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të procesit të integrimit në BE të Shqipërisë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu Begaj është shprehur se në këtë takim ka vlerësuara angazhimin e madh të Hungarisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re