Presidenti Bajram Begaj i bën thirrje Serbisë të lirojë tre policët e rrëmbyer një ditë më parë në territorin e Kosovës.

 

Në reagimin e tij, kreu i shtetit e quan ngjarjen një akt të rëndë provokativ, që synon destabilizimin e Kosovës dhe gjithë rajonin e Ballkanit.

 

Nga ndërkombëtarët, Begaj kërkon ndërhyrje për të shkurajuar veprime të mëtejshme të ngjashme.

 

Një thirrje vëllazërore presidenti e ka edhe për liderët e Kosovës, për të mos rënë pre e provokimeve dhe të japin kontributin e tyre në çtensionimin e situatës.

 

“Koordinimi me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm” – shkruan presidenti Begaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re