Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, kreu i shtetit ka zbardhur takimin. Teksa ka ndarë disa foto, Begaj shkruan se diskutuan në lidhje me çështjet e energjisë dhe rajonit.

“Kënaqësi të takohesha me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”. Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit.

Shpreha besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.”, ka shkruar Begaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re