Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë mëngjes me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Begaj ka ndarë një foto nga takimi në rrjetet sociale, krahas së cilës bën me dije se në takim u diskutua për situatën në rajon, për marrëveshjen e pensioneve me Italinë dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.

“Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj”, shkruan Begaj. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re