Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti në takim Këshillin e ambasadorëve amerikanë.

 

Gjatë bisedës, kreu i shtetit i njohu ish-diplomatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me reformat që vendi ynë ka ndërmarrë për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor.

 

Presidenti ka diskutuar me ish-ambasadorët edhe rolin e Shqipërisë në Rajon, kontributin e saj për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

 

Gjithashtu pjesë e bisedës ishin edhe zhvillimet në Ukrainë dhe roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Këshilli i ambasadoreve  amerikanë përbehet nga ish-diplomatë të cilët po zhvillojneë një tur fakt-mbledhës në Rajon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re