Presidenti Bajram Begaj ka uruar pavarësinë e SHBA-ve me një mesazh në Facebook. Presidenti shpreh mirënjohjen për historinë që lidh vendin tonë me SHBA ndërsa shton se si partnerë strategjikë, Shqipëria është e vendosur për një të ardhme me vlerat e përbashkëta të demokracisë.

“Gëzuar 4 Korrikun 🇺🇸! Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara. Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë.”, ka shkruar presidenti Begaj në postimin e tij në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re