Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vlerësoi mbështetjen që Italia i ka dhënë vendit tonë, në procesin e integrimit në bashkimin evropian.

 

Gjatë një takimi me presidentin e dhomës së deputetëve, Lorenzo Fontana, kreu i shtetit shqiptar shprehu mirënjohje për ndihmën e dhënë nga parlamenti italian, për të gjitha fazat e procesit të integrimit të Shqipërisë.

 

Gjatë takimit, presidenti i dhomës së deputetëve dhe kreu i shtetit shqiptar diskutuan edhe për sfidat me të cilat përballet Europa, si pasojë e agresionit rus mbi Ukrainën, si dhe për kontributin e vendit tonë si anëtar i këshillit të sigurimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re