Aksi Fier-Vlorë, segmenti i vjetër është rehabilituar plotësisht, duke shkurtuar dhe kohëzgjatjen me të cilën përshkuhej më parë.

Inspektimet u kryen nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

“Sot jemi në një tjetër kantier, i cili me të vërtetë e prezantojmë me kënaqësi pasi jemi në hapa e fundit drejt përfundimit. Rruga nga Fieri në Vlorë, ajo që ne e quajmë rruga e vjetër. Tashmë kemi rrugën e vjetër, të bërë të re, pasi kemi shkurtuar 5 kilometra nga Fier në Vlorë, kemi hequr kthesat e rrezikshme. Kemi zgjeruar dhe asfaltuar me një cilësi asfalti që është në rrugët e vjetra. Rruga lidhet me pas me Bypass-in, për të nxjerrë direkt në Transballkanike.

Kemi shkurtuar 5 kilometra, janë bërë punime thellësisht të nevojshme sa i përket rrjedhës së ujit që mblidhet gjatë shirave dhe periudhave të dimrit dhe e kemi zgjeruar këtë korsi”, theksoi ajo.

Rehabilitimi i infrastrukturës do të thotë për qytetarët apo turistët e huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë si destiancionin e tyre të pushimeve, trafik aspak të rënduar dhe mundësi zgjedhjeje.

Aksi rrugor Fier-Vlorë përfundoi tre muaj përpara afatit të përcaktuar në kontratë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re