Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në 31-vjetorin e themelimit të Shoqatës “Çamëria” deklaroi së pavarësisht tentativave të vazhdueshme për ta lënë në harresë çështjen çame, zëri i tij dhe i deputetëve të PDIU në Parlament nuk do të lejojë që të ndodh një padrejtësi ë dytë ndaj këtij komuniteti.

Qytetarëve shqiptarë ai u kërkoi që të jenë solidarë dhe reagues për çështjet e interesit kombëtar.

Është i bindur së më zërin ë fortë të shoqatës “Çamëria” dhe të deputetëve të PDIU, çështja çame do të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes së opinionit publik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re