Duket se është bërë qesharake merkatoja politike e muajve parazgjedhorë, ku nuk ndalen lëvizjet dhe rrjedhjet sa në një krah në një krah tjetër.
Pas largimit të Nasip Naços dhe Gledion Rehovicës nga LSI-ja e Beratit, një grup të rinjsh në qytetin e Beratit që pretendojnë se kanë qenë pjesë e strukturave të LSI-së kanë dalë në mënyrë demostrative në rrugë, dhe kanë shpallur kalimin në gjirin e Partisë Socialiste.
Të rinjtë deklarojnë se LSI-ja është kthyer në partinë e shërbëtorëve dhe kushërinjve të Metës dhe Kryemadhit, dhe tashmë ata nuk e gjejnë më veten e tyre brenda saj.
“Sot me LSI-në nuk na lidh më asgjë, sepse nuk përfaqëson asgjë tjetër veç intereasave familjare, duhet të jesh ose kushëri ose shërbëtor i familjes së udhëheqjes. Të gjithë kandidatët për deputetë janë ose kushërinj të Metës ose shërbëtorë të Monikës. Ne të gjithë se bashku kemi vendosur të ikim nga shtepia e kushërinjve dhe shërbëtorëve, dhe do ti bashkohemi Partisë Socialiste. Ne nuk jemi më të përfaqësuar në LSI”, shprehen të rinjtë.
Menjëherë pas takimit në rrugë të rinjtë janë zhvendosur drejt selisë së Partisë Socialiste.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb