Gazetari Behlul Jashari ka risjellë një nga raportimet e tij në kohën e luftës së Kosovës, kur ishte një nga të paktët në terren.

Duke i kujtuar krerëve të Beogradit, të cilët po bëjnë viktimën kohët e fundit, Behlul Jashari sjell një shkrim të 6 majit 1999, kur forcat serbe mbanin peng qytetarët e Prishtinës në ndërtesat ku NATO kishte shënuar për t’i bombarduar.

Ja shkrimi i plotë i 19 viteve më parë

KUFIRI JUGOR i KOSOVES, 6 maj- Korresp. i ATSH-së, Behlul Jashari, njofton: Shume banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe po përdoren nga serbët si mburoje e gjallë.

Ata janë detyruar të qëndrojnë në shtepitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake, si dhe nëpër objekte qëmund të bombardohen nga NATO-ja, bëjne të ditur burime të ATSH-së në Kosovë.Shumë familje janë detyruar të qëndrojnë për disa ditë me radhë pranë postës se rë të Prishtinës, në lagjen Dardania, thonë dëshmitarë okularë që kaluan dje kufirin Kosovë-Maqedoni.

Shumica e të ardhurve janë fëmijë dhe gra, ndërsa burrat janë marrë nga forcat serbe. Gra nga rajoni i Llapit tregojne për mëse 200 të rinj e burra shqiptarë që i kanë ndarë nga familjet dhe i kanë marrë në rrugën midis Obiliqit dhe Prishtinës. Tëdeportuar nga fshati Hade i Obiliqit, tregojne për ekzekutimin e 13 shqiptarëve.

Mijrat e të dëbuarve gjatë 24 orëve të funditjanë krejtësisht nga rajonet e Llapit, Prishtinës, fshatrat e Ferizajt dhe të Lipjanit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re