Skip to content

Bëhuni gati për të surprizat e motit, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Temperaturat do të ngrihen sërish në kontinentin evropian, ku temperaturat e larta do të rikthehen, ashtu si dhe në pjesën tjetër.

Po ashtu kësaj vale të nxehti nuk i shpëton as vendi ynë, ku rritja e temperaturave do të jetë me disa gradë celcius.

Më e rrezikuar duket se është sërish Franca, që po shkon drejt një
vale të dytë përvëlimi. Afshi i nxehtë do të nisë të ndihet atje që nga
fundjava dhe deri të paktën, shumica e vendit pritet të përfshihet nga
temperature që kapërcejnë 35 gradët celsius.

Nga sa paralajmëron “MeteoFrance”, e mërkura dhe enjtja e javës së
ardhshme do të shënojnë pikun e vapës në këtë vend, me termometrin që
pritet të tregojë 39 deri në 40 gradë Celsius.

Franca megjithatë nuk do të jetë e vetmja që do të bëjë llogaritë me
të nxehtin përvëlues: javën e ardhshme, me një vapë mbytëse pritet të
përballen edhe Gjermania, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia,
Holanda, Spanja e Portugalia.