Sipas trajneres së seksit dhe intimitetit, Leah Carey, “manipulimi emocional është të përpiqeni të bëni që partneri të sillet në mënyrën që ju dëshironi, duke i bërë ata të ndihen për keq për mendimet, ndjenjat dhe veprimet e tyre autentike”.

Ju mund të jeni në një lidhje manipuluese dhe të mos e kuptoni, por sidoqoftë, thellë brenda vetes jeni të vetëdijshëm se diçka nuk është në rregull. Nëse nuk ndiheni të sigurt në lidhjen tuaj, mos hezitoni të kontaktoni me një terapist për të parë një këndvështrim nga dikush që gjykon ftohtë sepse nuk është pjesë e marrëdhënies.

Më poshtë, ekspertët tregojnë disa shenja tipike të një manipulimi:

1. Partneri yt nuk i respekton kufijtë e tua.

2. Nuk pranon kurrë “jo” për përgjigje.

3. Bëjnë deklarata dramatike dhe shumë shpesh.

4. Qajnë si me buton, për gjënë më të vogël: Nëse vini re me vëmendje, ata nuk po qajnë vërtet, janë thjesht lot krokodili.

5. Mendoni pak për vendet ku shkoni, njerëzit që takoni, aktivitetet që bëni: Në sa prej këtyre është marrë vendimi yt?

6. Partneri yt kërkon që t’i provosh gjatë gjithë kohës se e do.

7. Prest që ti të reagosh në një mënyrë të caktuar për diçka dhe zhgënjehet nëse reagimi s’është ai që prisnin.

8. Përdor shpesh “shantazhe emocionale”.

9. Luan rolin e viktimës.

10. Ka gjatë gjithë kohës “nevojë” për ty: Për shembull, si për inat sa herë ti bën një plan për të shkuar jashtë qytetit, ai/ajo sëmuret.

11. Justifikohen vazhdimisht me “po bëja shaka”.

12. Bëjnë deklarata të mëdha dashurie shpesh dhe shumë, në një mënyrë që mund t’ju duket dyshuese.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re