Deputeti Artur Roshi ka vijuar të ketë përplasje me qytetarët e Sarandës, të çilët nuk e lejojnë politikanin të vijojë me ndërtimet e tij në një tokë që sipas banorëve është publike. Roshi shihet përballë një grupi qytetarësh, të çilët I kërkojnë llogari dhe shprehen se nuk mund ta lejojnë atë të ndërtojë në një tokë publike.

Nga ana tjetër, deputeti Roshi, argumenton faktin se aim und të dnërtojë ç’tqë dojë sepse ka qenë vitin 1999 aty dhe nuk k apse t’I marrë leje asnjë qytetari.

Pjesë nga biseda: 

Qytetari: Tani kjo është prona jote? Na e vërteto këtë, nëse jo s’mund të vazhdosh me ndërtimin…

Roshi: Ti kush je njëherë e zëmë se të pyes ti kush je?

Qytetari: Jam avokat….

Roshi: Do të flasim si avokat, hajde flasim si avokat, unë këtu bëj ç’të dua se kam ardhur që në vitin 1999…

Qytetari: Po ne po flasim si njeri…kjo është tokë publike.

Roshi: Po si njeri pra po të flas….kam zënë gjë tokën tëndë? Ti nëse je avokati i këtij, ik fol te prona e tij, s’ke punë këtu.

Më pas Roshi diskuton me një tjetër qytetar, i çili parashtron të njëjtën kërkesë, të mos lejojë vijimin e ndërtimit të deputetit.

Roshi: Është gjë prona jote kjo, është e imja

Qytetari: Jo, por as e jotja s’është…!

Roshi: Po e imja është, kjo e Bashkisë dhe unë bëj çfarë të dua…! Më herët, ka raportuar edhe një tjetër debat që Roshi pati me qytetarët, të çilët i ofendonte me fjalë nga më të ndryshmet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re