Reshjet e shiut që kanë pushtuar sot kryeqytetin kanë sjellë një trafik të rënduar në rrugët kryesore të Tiranës, dhe një humbje kohe për qindra persona, që janë të detyruar të kapin orarin e punës.

Siç mund të shihet dhe në fotot e mëposhtme, të shpërndara nga qytetarë të irrituar në rrjetet sociale, të gjitha akset në Tiranë kanë një rëndim të trafikut, ndërkohë që në zonën e Astirit, ku gjithmonë ka problematika për shkak të punimeve, situata është edhe më keq.

Pavarësisht se ARRSH bashkë me kompaninë që po ndërton Unazën e Madhe të Tiranës kishin deklaruar se brenda pranverës ky aks do të ishte plotësisht i hapur, në momentet që flasim, punimet janë ende shumë mbrapa, dhe zor se do të respektohen afatet.

Nga ana tjetër në një kohë me shi, ku edhe tranporti urban, duhet shmangur maksimalisht për shkak të dyndjes së qytetarëve, kryeqytetasve u duhet që të qëndrojë me orë të tëra në trafik me makinat, e tyre, ndërsa përveç kohës, edhe kostoja e naftës është e pallogaritshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re