Subscribe

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili kërkon një mandat të tretë, se po përdor fondet e bashkisë në funksion të zgjedhjeve. Bejko ka denoncuar atë që ai e cilëson “asfalt elektoral” në rrugën “Ndre Mjeda”.

 

 

ROLAND BEJKO

 

KANDIDAT PER BASHKINE TIRANE

 

“Sic e shikoni ketu pas shpines sime jane duke u kryer punime, eshte ky asfalti electoral qe ka hedhur erion veliaj. Pasi I la rruget 8 vite me gropa, tani ne prag te zgjedhjeve po hidhet asphalt. E sigurt eshte qe sa te bjere shi, rruga do behet serish me gropa. Ndaj refuzojeni kete politike. “

 

Bejko takoi edhe banorët e zonës së “5 Majit”, të cilëve u kërkoi të reagojnë me vote ndaj klasës politike.

 

 

“Ne i ftojme shqiptaret qe te bashkohemi qe kjo klase 32 vjet qe po I sundon shqiptaret te largohet se ata jane me njeri tjetrin jane bashke. “

 

Bejko u shpjegoi qytetarëve programin e tij për Tiranën, duke i ftuar të votojnë logon e PD.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re