Analisti Roland Bejko, teksa po komentonte ngjarjet e sotme ku pritet të merret vendimi për vulën e PD-së, tha se Berisha nuk është i interesuar që të futet në zgjedhje. Gjatë intervistës me moderatoren Elisa Gjerani në Tirana Live, Bejko shtoi se ai po kërkon justifime për të mos hyrë në zgjedhje.

“Berisha është i interesuar, në kushtet në të cilat ndodhet PD duke u nisur edhe nga fjala e tij në Gjirokastër gjatë fundjavës, pranon se është pakicë. Unë mendoj se duke dëgjuar edhe një drejtues të lartë të PD, nuk janë të interesuar të futen në zgjedhjet lokale.

Atyre iu intereson të gjejnë një zgjidhje mekanike që të justifikojnë mosfutjen në zgjedhje. Pra të thonë se Rama ndikoi mbi gjykatën, që gjykata ose e shtyu ose e ktheu në fazë të parë ose ia dha palës tjetër.”, tha mes të tjerash gjatë bisedës në studion e Tirana Live.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re