Skip to content

Bejko: Këlliçi çirak i Berishës, gaboi që shkoi me “non-grata”

Kandidimi i Belind Këlliçit nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, sipas Roland Bejkos është një gabim që nuk duhej ta bënte.

 

Në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Bejko i konsideroi Këlliçin dhe Veliajn si çirakë të ustallarëve më të mëdhenjë.

 

“Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi janë thjesht dy çirakët e ustallarëve të mëdhenj. Rama, Berisha, Meta, të cilët unë nuk i ndajë, kanë një marrëveshje, që të dominojnë skenën politike shqiptare dhe të mos lejojnë hyrjen e operatorëve të rinj. Unë mendoj që Belind Këlliçi nuk bëra zgjedhjen e duhur dhe nuk ka qenë koha për të kandiduar Belindi në këto zgjedhje, sepse përfaqëson “non-grata”, tha ai.

 

Bejko theksoi se dy kandidatët, që janë dhe kundërshtarët e tij kryesorë, Veliaj dhe Këlliçi, janë të njëjtë dhe në fushatën që po bëjnë. Ai u shpreh se Këlliçi duket sikur po imiton Veliajn në takimet e tij.