Kandidati për kryetar bashkie nga PD Roland Bejko ka thënë se më parë ai ka bashkëpunuar me PS, në kohën kur ka qenë prefekt. Ai shtoi se në atë kohë ka arritur të fusë Beratin në UNESCO.

 

Nga studio e Spotlight, Bejko tha se në venat e tij rrjedh gjak i kuq, gjak patrioti e shqiptari.

 

Roland Qafoku: Atë kollaren pse e ke të kuqe, se ty të akuzojnë shumë me PS?

 

Bejko: Për qejf, më pëlqen, ngjyrë pushteti. Doktori ka gjithë jetën me të kuqe dhe nuk ja thotë njeri. Ndoshta e kemni ndarë mendjen dhe e dini që doktori është komunist. Në venat e mia vlon gjak i kuq. Gjak shqiptari, gjak patrioti, gjak flamuri. Të parët e mi kanë dhënë jetën për këtë vend dhe u këndohet këngë të parëve të mi.  Po të lexosh historikun e Lazaratit e gjen aty. Kanë derdhur gjak për këtë vend, të parët e mi si nga nëna edhe nga babai. Nuk kam asnjë lloj kompleksi. Unë kam bashkëpunuar edhe me të majtën kur kam qenë prefekt, futëm Beratin në UNESCO.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re