Subscribe

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, premtoi taksat më të ulëta dhe mbështetje për biznesin, nëse fiton në datën 14 maj. Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit, Bejko shpjegoi se ai do të zerojë taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, si edhe do të përgjysmojnë taksën e pastrimit për bizneset.

 

ROLAND BEJKO

 

KANDIDAT PER BASHKINE E TIRANES

 

 “Çfarë i duhet ekonomisë. Më pak gjoba, më pak presion nga ana e punonjësve të bashkisë dhe më shumë komunikim për të krijuar një lloj relaksi, për të kuptuar që bashkia dhe biznesi nuk janë armiq, nuk janë macja dhe miu, por janë partner.”

 

Në programin e kandidatit Bejko është parashikuar krijimi i 3 zonave të lira ekonomike.

 

“Tri zona të lira ekonomike në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit. Këto zona të lira ekonomike do të nxisin iniciativën e këtyre fermerëve.”

 

Nga ana tjetër, Bejko ka premtuar shtrimin e rrugëve që lidhin zonat rurale me Tiranën.

 

“Do ndërtojmë 250 km rrugë rurale që i mungojnë kurorës së Tiranës, me qëllim që produktet familjare të fermave të dalin lehtësisht në tiranë dhe të aksesojnë në këto tregje që ne kemi menduar në këto pesë hyrje të qytetit.”

 

Sipas kandidatit të Partisë Demokratike, gjatë 8 viteve të fundit, zonat rurale të Tiranës janë lënë jashtë vëmendjes së bashkisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re