DIBER- Policia e Dibrës ka arrestuar babë dhe bir, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij për motive pronësie. Në pranga ka përfunduar Elidon Cena, 25 vjeç dhe Xhevdet Cena, 56 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, Dibër (babë e bir)

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Ushtelenxë, shtetasi Xhevdet Cena në bashkëpunim me djalin e tij Elidon Cena për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij shtetasit A.C, 43 vjeç.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 130/a, pika 3 e 25 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re