Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha gjatë një konference për gazetarët, ndër të tjera akuzoi deputetët e grupit Bardhi – Berisha se bëjnë sikur godasin ata që kanë përballë, por në fakt godasin kolegët e tyre.

Ai shtoi se është informuar se disa prej atyre deputetëve e kanë thënë vetë që nuk kanë shpresë për fitore në 2025, por mjaftojnë të zejnë një vend në listë.

“Opozita duhet të ishte në gjendje të mbushte bulevardin, por ndërkohë mëzor mbush rrugicat.

Bëjnë sikur e kane me ata përballë, po godasin kolegët e tyre.

Disa prej tyre kanë thënë “ne s’kemi sy për 2025, por të na fusin në listë”.

Strategjia e dobësimit të opozitës është prezente. Nga kjo strategji përfiton mazhoranca dhe dobësohet opozita,” tha Basha.

Ai u pyet po ashtu nëse ka dijeni për vizitën e Antony Bliken në Shqipëri dhe nëse do të ketë një takim me të, ku ndër të tjera t’i propozojë edhe shpalljen non grata të kryeministrit pas intervistës së Ahmetaj.

Basha tha se ai nuk mendon që Departamenti i Shtetit nis procedura për shpallje non grata për shkak të kërkesës së një individi.

“Nuk mendoj që Departamenti i Shtetit nis procedura për shpallje non-grata pas  kërkesave të individëve” tha kreu i PD.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re