Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, i bëri thirrje drejtësisë që të reagojë pas denoncimit të opozitës se janë shpërndarë 1.2 milion maska të skaduara.

Me një shënim në rrjetet sociale, Kërpaçi thotë se janë vënë në rrezik mjekët, ndërsa shtoi se kjo situatë kërkon angazhim e përgjegjësi.

Postimi i plotë:

1.2 milionë maska kanë vënë në rrezik mjekët tanë dhe këta nxjerrin papagajtë e partisë të bëjnë moralistin.

Bëjnë edhe veprime kriminale ditën, e të qajnë natën.

Përgjegjësit e 1.2 milionë maskave të skaduara nuk duhet ti shpëtojnë drejtësisë, të ligjit dhe popullit, pavarësisht lojërave të sulmit të kryeaktorit dhe papagallit të tij ndaj opozitës për faktet e zbuluara.

Drejtësia të veprojë përballë këtij akti kriminal që ka vënë në rrezik jetën e mjekëve dhe qytetarëve!

Kjo situatë kërkon organizim, angazhim dhe përgjegjësi!

Shëndeti i çdo qytetari është prioriteti kryesor!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re