Skip to content

Bejruti? Jo, në Emirate, te tregu iranian (pamje)

Pas tragjedisë së Bejrutit në Liban 24 orë më parë, një e ngjashme vjen nga Emirartet e Bashkuara, ndonës jo me të njëjtat përmasa, as pasoja gjithashtu.

Një zjarr gjigandesk dhe i frikshëm shpërtheu në Ajman të Emiratve, ku sipas mediave lokale, flakët nisën në tregun iranian. Një spital aty pranë u evakuua pasi shpërtheu zjarri.

Tregu është mbyllur për disa muaj për shkak të pandemisë COVID-19. Punëtorët që ishin aty pranë thonë se zjarri shpërtheu shumë shpejt.

Zjarrfikësit po luftojnë me flakën, shkaku i zjarrit nuk dihet ende, dhe sipas mediave lokale, ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me të dëmtuarit dhe dëmet që kanë ndodhur.

https://twitter.com/RT_com/status/1291054308658749441