Gazetari Andi Bejtja, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka komentuar kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti. Bejtja tha se Kurti është një politikan dinjitoz dhe me shumë integritet, i cili e ka ngritur shumë lart diskursin në politikën shqiptare, madje e krahasoi atë me një abazhur ” që ka ndriçuar gjithë rraqet e politikës shqiptare, pazarxhinjtë e gazetarisë, politikës, shoqërisë civile”.

“Albin Kurti e ka ngritur diskursin politik shqipta në një nivel shumë të lartë. Intervisa kishte shumë teza, më shumë dukej si filozof se sa si një lider. Edhe pesë ditë po ndejti, është një abazhur aq i mirë dhe aq i çmuar saqë ka ndriçuar gjithë rraqet e politikës shqiptare, pazarxhinjtë e gazetarisë, politikës, shoqërisë civile, aq mirë sa kushdo tjetër“, u shpreh Bejtja.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re