Gazetari dhe analisti Andi Bejtja u përfshi në një debat në studion e emisionit Opinio me gazetarin Baton Haxhiu për çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Ai u shpreh kundër vendimit për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe lexoi një qëndrim të 100 arkitektëve italianë.

“100 arktitektë italianë thonë kjo është një puën e njohur botërisht e përsosmërisht arkitektonike italiane e botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore si një nga shembujt e parë të bëra në europë të parafabrikateve të bëra në milano të montuara me patentë ekskluzive në 1938 në Tiranën e asaj kohe”, tha Bejtja.

Më pas ai theksoi se kjo për një qytetar të Tiraës është një çështje shumë e rëndësishme dhe për këtë mund edhe të vrasë.

Andi Bejtja – Baton mos hy te kjo fushë sepse ne mund të kemi mendime të kundërta por të vlerësoj si qytetar. Mos e bëj këtë gabim të mendosh si këta

Baton Haxhiu– Ça gabimi bëra?

Andi Bejtja – Të jesh pro shembjes së teatrit mos e bëj këtë gabim

Baton Haxhiu – Kush tha unë e thashë? Unë po them që po hyn në një temë shumë të rëndësishme

Armand Shkullaku – Batoni tha teatrin e kanë shemb aktorët

Andi Bejtja – Kjo për mua si qytetar i Tiranës ka shumë rëndësi edhe unë për këtë të vras, në mënyrë figurative. /Opinion.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re