Një prej pinjollëve të Jasharajve, Bekimi, kreu i Komunës së Skënderajt, kryeqendër e Drenicës, ia ka sqaruar sy më sy komandantit të KFOR-it në Kosovë, Salvatore Couci, arsyen se përse Vuçiç nuk u la të kalonte për në Banjë, një fshat serb në Drenicë, gjatë vizitës së fundjavës në veriun e Kosovës.

Siç e bëri të ditur dhe atë ditë, presidenti serb duhet të kërkonte falje për krimet ndaj shqiptarëve, si kusht për ta kaluar në një tokë shqiptare.

“E sigurova komandantin e KFOR-it se protesta në fjalë ka qenë kundër vizitës së paralajmëruar së Aleksandër Vuçiçit, pa ndonjë kërkim faljeje për atë që shteti i tij i ka bërë popullit shqiptar dhe Kosovës, dhe në asnjë mënyrë kundër bashkëqytetarëve tanë serbë, të cilët po i trajtojmë denjësisht si qytetarë të Kosovës”, ka thënë Bekim Jashari.

Duke iu përmbajtur kësaj të fundit, kreu i Skënderajt tha se zona ofron një modelin e një jetese të qetë, pa incidente ndër etnike, porse ai ishte krenar që kishte udhëhequr bashkëqytetarë të tij për t’i përçuar një mesazh të qartë Vuçiçit.

Vizita e gjeneralin italian në krye të forcave të KFOR-it në në Komunën e Skënderajt, kryhet tre ditë pas incidentit.

Couci u tha një ditë më parë mediave serbe, se paçka asaj çfarë ndodhi në Skënderaj, jeta e Vuçiçit nuk ishte cenuar për asnjë moment të qëndrimit të tij në Kosovë.     

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re